Në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Nga A2 CNN
26 Gusht 2026, 19:38 | Aktualitet

Ergys Agasi është arrestuar pasditen e sotme nga Policia.

Sipas gazetarit të A2 CNN, Igli Çelmeta, bashkë me Ergys Agasin është arrestuar edhe Uljan Shpataraku.

Sipas gazetarit, Shpataraku ishte shoferi i mjetit me të cilin po udhëtonte Agasi në momentin e arrestimit.

Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t. Hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Rreth një muaj më parë, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë, në kuadër të të njëjtit hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos