Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi thekson nevojwn për shmangien e gjuhës së urrejtjes ne media audiovizive dhe platformat online.
Gjatë forumit të organizuar në Tiranë kryetarja e AMA-s deklaroi se ky proces mbetet ende një sfide.
"Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale. Ndaj e gjykoj shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërveprimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm mes rregullatorëve. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të integrojmë median audiovizive digjitale në sistemet tona rregullatore, arritja e ekuilibrit të duhur midis Lirisë së Shprehjes dhe mbrojtjes nga fenomene si Gjuha e Urrejtjes mbetet ende një sfidë".
Gjatë diskutimit me përfaqësues të e rregullatorëve të Azerbajxhanit, Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera u fol për eksperiencat e secilit vend si dhe zgjidhje ligjore ndaj gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së medias. (A2 Televizion)