Blegtorët vijojnë të përballen me problematika serioze që po vënë në pikëpyetje serioze vazhdimësinë e punës së tyre.
Kamera e A2 ka qenë në një prej zonave të njohura për mbarështimin e blegtorisë, në Suk të bashkisë së Roskovecit.
Dy prej blegtorëve të paktë që kanë mbetur në këtë zonë, vijojnë të denoncojnë çmimin e ulët që u marrin qumështin dhe inekzistencën e shtetit si rregullator.
Sikur të mos mjaftojë kjo, blegtorët ankohen edhe sa i takon vlerës së subvencioneve, të cilat jo vetëm janë të pakta, por nuk jepen për të gjithë krerët që blegtorët kanë të regjistruar.
Dikur me rreth 20 stalla dhe mbi 700 krerë, sot në Suk kanë mbetur vetëm pesë stalla me rreth 150 krerë lope, një rënie drastike që paralajmëron krizë të thellë për blegtorinë në këtë zonë. (A2 Televizion)