Atletet e bardha të Ramës në samitin historik të NATO-s pushtojnë mediat britanike

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 13:25 | Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës në samitin historik të NATO-s

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar vëmendje atleteve të Kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Samitit të NATO-s në Hagë, ku ai u shfaq me një palë atlete të bardha, në kontrast të plotë me kostumet formale të liderëve të tjerë botërorë.

Në artikull, Daily Mail shkruan se Rama u dallua lehtësisht në fotot zyrtare të samitit për shkak të pamjes së tij, ndërsa në një prej imazheve ai shihet duke qëndruar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Kryeministrit të ri të Holandës, Dick Schoof, me atlete të bardha, shkruan A2 CNN.

Daily Mail shkruan më tej se atletet e tij të bardha kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Atletet e bardha të Ramës në samitin historik të NATO-s

“Disa përdorues në X e vlerësuan pamjen e Ramës, ndërsa të tjerë e quajtën të papërshtatshme për një event diplomatik të nivelit të lartë,” shkruan gazeta.

Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjodhi të vishet me atlete në evente zyrtare. Në vitin 2023, ai u fotografua me veshje të ngjashme në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Blenheim Palace, mes Zelensky-t dhe Keir Starmer.

Atletet e bardha të Ramës në samitin historik të NATO-s

Ndërkohë, samiti i NATO-s përfundoi të mërkurën me një deklaratë të përbashkët të 32 vendeve anëtare, që ranë dakord për të investuar deri në 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. Megjithëse disa shtete, si Spanja, kanë deklaruar se nuk mund ta përmbushin këtë objektiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos