Studentë të huaj në Shqipëri? 11 universitete private pro ndërkombëtarizimit, krijojnë Ligën e tyre

Nga Ornela Joti
25 Qershor 2025, 15:34 | Aktualitet

11 universitete private në Shqipëri janë bërë bashkë për të mbështetur procesin e ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë ne vend. Pas vendimit të qeverisë që lehtësoi procedurat e hyrjes dhe qëndrimit të studentëve të huaj në vendin tonë, është krijuar liga e universiteteve jopublike. Ky organ i ri synon unifikimin e programeve të studimit, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe akreditimin e universiteteve private nga agjencitë ndërkombëtare.

Kryetari i Ligës, profesor Et`hem Ruka foli për rëndësinë e procesit të ndërkombëtarizimit, por edhe për sfidat e stafeve akademike përballë një brezi të tërhequr nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale.

Ministrja e Arsimit shprehu mbështetjen për procesin e ndërkombëtarizimit, por edhe profilizimit të universiteteve në vendin tonë.

Nisma e qeverisë për ndërkombëtarizimin e Universiteteve synon ta kthejë Shqipërinë edhe në një destinacion akademik, proces që do të kërkojë kohë për rritjen e standardeve deri në njohjen e diplomave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos