Ka mbërritur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje kroçera M/V Hamburg.
Ajo vjen nga Greqia dhe është me flamurin e Panamasë, shkruan A2. Në bordin e saj kanë zbarkuar në Vlorë 271 turistë, ku shumica prej tyre janë francezë, anglezë dhe gjermanë.
Ata do të vizitojnë disa vende turistike të Vlorës dhe Fierit, kryesisht site arkeologjike dhe më pas në orën 22:00 do të udhëtojnë drejt Durrësit për të vazhduar turin e tyre që përfshin disa vende.
Festim Skëndaj, përgjegjës në portin detar të Vlorës për të dhënat në hyrje dhe në dalje të pasagjerëve, thotë se kjo është kroçera më e madhe që ka vizituar ndonjëherë Vlorën. Ai e sheh si një ogur të mirë për një sezon turistik të mbarë.
(A2 Televizion)