Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh.
Policia e Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët. Gjatë inspektimit ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit veror nuk u shënua asnjë incident penal ndaj tyre.
Ndërsa drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Silvana Sulaj tha se janë shtuar rreth 100 efektivë në Policinë Kufitare në Rinas, duke përforcuar praninë në çdo pikë hyrëse dhe dalje, si dhe janë intensifikuar kontrollet për pasagjerët. (A2 Televizion)