Janë 19.671 studentë të regjistruar për herë të parë në universitetet shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur nga Shkodra ministrja e Arsimit Mirela Kumabro, ku merr pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit të ri akademik. Në fjalën e saj Kumbaro tha se univeristetet sot përballen me sfidën e profilizimit dhe krijimin e programeve të reja.
“Sot universitetet kanë një sfidë të madhe, profilizimi. Nuk do të thotë vetëm përforcimi i programeve por edhe krijimi i programeve të reja. Me reformën e arsimit të lartë kemi siguruar cilësi, çka do të thotë garanci për të ardhmen”, tha Kumbaro, raporton A2 CNN.
Sipas saj ka ardhur koha të rishikohet ligji për arsimin e lartë për t'ju përgjigjur sfidave të kohës.
“Pas 2014 ka ardhur koha për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë për t'ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë. Diplomat të vlerësohen globalisht dhe të keni mundësi mobiliteti”, shkruan A2 CNN..
Kumbaro theksoi gjithashtu se “ka rritje të dukshme të kërkimit shkencor, fondi është rritur 5 herë dhe janë të hapura thirrjet për doktoratat. Shkenca dhe kërkimi do vendosen në themel që Shqipëria të jetë e denjë në aplikimet europiane”. (A2 Televizion)