
Situatë e pazakontë reshjesh dhe stuhie kanë qenë orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në juglindje të vendit.
Në Maliq, fabrika e përpunimit të kërmillit është përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike
Kristo Zguri, pronari i kësaj kompanie tregon se vlera e dëmit shkon deri në 500 milionë lekë të vjetra.
Qindra hektarë tokë bujqësore në Maliq janë nën ujë ndërsa probleme serioze ka patur në fshatrat Sovjan, Zvirinë e Drithas ku uji ka depërtuar brenda disa banesave. (A2 Televizion)
