Pedonalja e Beratit nën ujë, dëme në dhjetëra biznese dhe vështirësi qarkullimi

Nga Çaku Tafa
21 Nëntor 2025, 11:05 | Aktualitet

Pedonalja e Beratit nën ujë, dëme në dhjetëra biznese

Mëngjesin e sotëm, pedonalja e qytetit të Beratit është përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Osum. Dhjetëra biznese kanë prezencë uji, që ka shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm tregtar.

Pedonalja e Beratit nën ujë, dëme në dhjetëra biznese

Përballë kësaj situate emergjente, strukturat e Mbrojtjes Civile, forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë së Beratit janë mobilizuar menjëherë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës.

Pedonalja e Beratit nën ujë, dëme në dhjetëra biznese

Uji është tërhequr në disa pjesë të zonës, ndërsa puna për pastrimin dhe largimin e mbetjeve ka vijuar gjatë gjithë paradites. Pavarësisht përmbytjes, pas përmirësimit të kushteve, shumë prej bizneseve kanë rifilluar aktivitetin e tyre duke nisur pastrimin dhe rregullimin e ambienteve të dëmtuara.

Pedonalja e Beratit nën ujë, dëme në dhjetëra biznese

Për shkak të rrezikut aktual që paraqet rrjedha e lumit Osum, një pjesë e segmentit që kalon përgjatë lumit Osum pranë lulishtes së qytetit është bllokuar përkohësisht duke lejuar qarkullimin vetëm në rrugën kryesore Antipatres. Kjo ka sjellë dhe një fluks të shtuar të mjeteve me radhë të gjata  prej 2 kilometrash. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos