Rekord Guinness në Devoll: Një mjek për 8002 banorë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 09:06 | Aktualitet

Në 13  fshatra në Devollin e Sipërm me 8002 shërben vetëm një mjek. Ky shqetësim i banorëve të zonës iu përcoll këshilltarit të PS-së, Alfred Muharremi në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN.

Banorët në Devollin e Sipërm bëjnë me dije se prej kohësh përballen me mungesë të theksuar të personelit mjekësor, pasi në 13 fshatra me rreth 8002 banorë, aktualisht shërben vetëm një mjek, duke krijuar radhë të gjata çdo ditë për të marrë shërbimin. Ndërkohë Qendra Shëndetësore i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për dërgimin e përforcimeve, por sipas saj duhet pritur deri sa të hapet portali.

“Në 13 fshatra në Devollin e Sipërm me 8002 banorë ka vetëm një mjek nga ora 8:00-20:00. Edhe Qendra Shëndetësore i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sjellë përforcime dhe thonë kur të hapet portali. Ndërkohë qytetarët presin me radhë të gjata për shërbim. Të lutem përcillja”, ishte mesazhi që Andrea Danglli i përcolli këshilltarit socialist në “Off the Record”, i cili u shpreh i gatshëm të përcjellë këtë shqetësim. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos