“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në sy: Kam investuar kursimet e jetës në bujtina, duan të na prishin

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 10:34 | Aktualitet

“Na ka mbetur veç me vdek”, banori i Thethit me lot në

Situata është tensionuar në Theth, ku banorët vendas janë përplasur me forcat e policisë që po vijojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Një prej banorëve, i përlotur, ka deklaruar për A2 CNN se shembja e godinave i lë ata pa të ardhura dhe pa mundësi mbijetese.

“Kam aty shpenzimet e të gjithë jetës. Janë ndërtu dhe tani po i prishin të gjitha. I kam ndërtu pa beton, të gjitha me tru në tokën time. Kemi kërkuar leje, por nuk ka leje, ndoshta del pas 20 vjetësh. Tokën nuk e kam të blerë, por e kam të trashëguar brez pas brezi. Na ka mbetur veç me vdek, familja s’ka me çfarë të jetojë. Të gjitha të ardhurat këtu janë derdhur”, u shpreh ai me lot në sy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos