"Një fitore e vogël e Ervin Salianjit sot", avokati Braho zbulon si sistemi po e mban peng ish-deputetin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 22:31 | Aktualitet

"Një fitore e vogël e Ervin Salianjit sot", avokati Braho

Avokati Ledio Braho e cilësoi një fitore të vogël, vendimin e sotëm të Gjykatës së Fierit për të pranuar lirimin me kusht, kur kanë mbetur edhe dy muaj nga përfundimi i dënimit me burg, për ish-deputetin demokrat Ervin Salinji.

“Fitore e vogël sepse mos bësh 12 muaj burg, port ë bësh 10 muaj në kushtet kur ai nuk duhej të ishte dënuar fare, është një fitore  vogël, procedurale  pavarësisht se për një njeri të pafajshëm çdo ditë burg është shumë. Këto dy muaj japin një lloj fitoreje, sepse ai rifitoi lirinë e shprehjes dhe të lëvizjes, pavarësisht ndalimeve të tjera që ka për të garuar si deputet apo mbajtur funksione publike. Ishte një fitore që tashmë i takonte, sepse kishte kaluar dhe një muaj e gjysmë kohë që ai plotësoi 2/3 për tu liruar me kusht. Seanca e sotme ishte shtyrë para më shumë se dy javësh, me qëllim që  pas depozitimit të raportit nga burgu i Fierit të depozitohej raporti nga shërbimi i provës, duke qenë se lirimi me kusht kërkon që personi i dënuar, të cilit i pezullohet dënimi me burg të paraqitet në shërbimin e provës për pjesën e rehabilitimit.  Kushtëzimi ka të bëjë me faktin që nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar, të paraqitet në shërbimin e provës për të treguar se nuk po i shmanget drejtësisë”, tha avokati i Salinjit në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Por, Braho bëri thirrje që drejtësia të nisë e të funksionojë më shpejt në mënyrë që klienti i tij ti tejkalojë këto hallka procedurale dhe të dijë si do të vijojë kjo çështje. Sipas tij tek procesi i Salianjit “kemi pasur plot surpriza, deri tek vendimi i Gjykatës së Lartë që është surprizë që nuk është zbardhur akoma”.

Kanë kaluar 4 muaj nga marrja e vendimit dhe sot ende nuk kemi një vendim të arsyetuar që të vijojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi bërë kërkesa dhe në Gjykatën e Apelit për të marrë vendimin e arsyetuar në mënyrë që të bënim rekursin dhe në Gjykatën e lartë në mënyrë që të avancojmë. Ne patjetër që do i ngremë këto si në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si cënime të procesit të rregullt ligjor”, theksoi Braho.

Më tej avokati nënvizoi se Salianji tashmë “ka ngecur me afatet”.

Nëse vendimi do ishte zbardhur në kohë sot do ishte depozituar kërkesa në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk depozitojmë dot kërkesën. Është sistemi tani që mban peng Ervin Salianjin”, u shpreh Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos