Shëtitores në Dhërmi i vendosin barriera, pakënaqësi te pushuesit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 21:25 | Aktualitet

Pushuesit në Dhërmi kanë shprehur pakënaqësi duke treguar se po përballen me një situatë aspak mikpritëse dhe jashtë standardeve të pritshme për një destinacion elitar turistik.

Pushuesit raportojnë se për të hyrë në shëtitoren e Dhërmiut duhet të kalojnë barriera të vendosura në mënyrë të paqartë, në kundërshtim me premtimet për hapje dhe lirimin e hapësirave publike.

Nga ana tjetër, autoritetet vendore apo institucionale nuk janë të pranishme për të sqaruar apo menaxhuar situatën, shkruan A2.

Një problematikë tjetër e raportuar është se disa plazhe kanë rritur ndjeshëm çmimet në raport me vitet e shkuara dhe shpesh nuk ofrojnë as faturë, duke e bërë të vështirë gjurmimin dhe denoncimin e çmimeve.

Çmimet për çadrat në plazh janë rritur me 10 deri në 15 mijë lekë, duke i bërë të papërballueshme për shumë pushues.

Kjo situatë në një nga pikat më të rëndësishme turistike të jugut të Shqipërisë, tregon se turizmit i duhet ende shumë punë dhe përgjegjshmëri për t'u prezantuar ashtu siç thuhet se është. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos