Ndahet nga jeta Dr. Fatmir Prifti, punoi 37-vite në QSUT

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 16:48 | Aktualitet

Ndahet nga jeta Dr. Fatmir Prifti, punoi 37-vite në QSUT

Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar, shkruan A2 CNN.

“Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij,” shkruan ministrja në mesazhin e saj të ngushëllimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos