Nga 400 votuan vetëm 2, invalidëve në Vlorë u mohohet e drejta për të zgjedhur

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
13 Nëntor 2025, 15:24 | Aktualitet

Qindra personave u mohohet e drejta kushtetuese për të votuar. Dhe këto persona i përkasin komunitetit me aftësi të kufizuara para dhe tetraplegjikë. Mungesa e infrastrukturës minimaliste që u krijon mundësi këtyre personave të shkojnë të votojnë i ka përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga e drejta për të votuar.

Një fenomen i tillë u vu re edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Vlorës. Kryetari i shoqatës së invalidëve në këtë qytet tregon së thuajse të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Vlorë nuk kanë mundur të votojnë.

Edhe pse sipas Muhametit shpenzimet pwr të krijuar rampat janë të papërfillshme ai nuk ka më asnjë shpresë se situata do të ndryshojë.

Edhe pse problematika e mungesës së aksesit për personat më aftësi të kufizuara është trajtuar shumë herë dhe të paktën prej 10 vitesh ka një ligj që detyron institucionet të krijojnë lehtësirat e parashikuara për këtë kategori, deri më tani është bërë shumë pak për të mos thënë asgjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos