Shumë shqetësuese i ka cilësuar mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump i cili u kërkoi grave shtatzëna të shmangin përdorimin e paracetamolit. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN, mjekja tha se paracetamoli është alternativa më e sigurt për gratë shtatzëna në rastet kur ato kanë dhimbje, pasi në bazë të studimeve alternativa të tjera kanë treguar që kanë efekte anësore.
“Deklarata të tilla janë shumë shqetësues jo vetëm për pacientët e qytetarët por edhe për ne si mjekë se ne përballemi me pacientët dhe sidomos te gratë shtatzëna që ne nuk duam të përdoret asnjë lloj mjekimi, pro kur është e nevojshme për shkak të problematike shëndetësore atëherë çfarë do të përdorim edhe gratë shtatzëna mund të sëmuren dhe të kenë temperatura dhe ne si mjekë duhet ti japim alternativat më të sigurta. Dhe në bazë të studimeve që janë bërë deri më tani antiperitikët dhe mjekimet e tjera që përdoren për dhimbjen janë parë me efekte më anësore dhe në këtë situatë më i sigurt është parë paracetamoli dhe këto deklarata janë shumë shqetësuese sepse konfuzojnë pacientët. Bazuar në studime vetë temperatura e lartë mund të jetë shumë herë më e dëmshme se përdorimi i paracetamoli dhe përderisa ne kemi vetëm këtë alternativë që është më e sigurt se alterantivat e tjera si ibuprofeni dhe janë parë të kenë efekte anësore, paracetamoli është më i sigurt”, tha ajo në A2 CNN.
Ajo solli në vëmendje edhe rastin me një paciente të saj shtatzënë, së cilës i sugjeroi përdorimin e paracetamolit sepse kishte dhimbje të shtyllës kurrizore.
“Para një jave pata një paciente shtatzënë. Ne nuk duam që në tremujorin e parë të mos përdoret asnjë lloj mjekimi për arsye te zhvillimeve të ndjeshme në këtë fazë. Pacientja kishte dhimbje shumë të forta të shtyllës kurrizore dhe kërkon ndihmë. Dhe unë i themi paracetamoli në rast se nuk e toleron dot dhimbjen. Ajo tha se kam dëgjuar që shkakton autizëm, dhe ishte shumë e frikësuar i them që unë si mjeke të shpjegova që mos përdorim asnjë mjekim, ti po kërkon ndihmë, atëherë si do veprojmë? Gjithmonë do të peshojmë risqet dhe përfitimet. Në rastet kur jemi të detyruar pacientëve t’u japim një alternativë që është më e sigurt do të zgjedhim ato gjëra që studimet serioze deri në këto momente na kanë treguar”.
(A2 Televizion)