Pallati i djegur, inxhinieri: Duhet kontrolluar struktura që ka ndenjur 8 orë nën flakë

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 22:14 | Aktualitet

Inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa, deklaroi se duhet bërë vlerësimi inxhinierik i të gjithë pallatit që u dogj para disa ditësh pranë QSUT-së.

“Në një moment normal, duhet kontroll i gjithë objektit. Ndërtimi është punë serioze. Më pas, ne duhet të marrim dhe të kontrollojmë strukturën e cila ka ndenjur 8 orë nën flakë. Në 300° fillon të dëmtohet betoni, 600° fillon të dëmtohet hekuri. Mirëpo, problemi është që u tha që për një muaj do fillojë riparimi. Tani, e para, unë uroj shumë që këta të kenë gjetur një institucion të besueshëm që të bëjë vlerësimin inxhinerik. Nëse duan mendimin tim, t'i drejtohen Institutit të Shkupit sepse ata i kanë të gjitha pajisjet dhe janë të çertifikuar dhe punojnë për të gjithë botën”, tha Softa.

Ndërsa inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj u shpreh: “S'mund të fillosh fasadën pa u garantuar që ajo strukturë është në rregull. Minimumi do një shikim visual, do shikosh plasaritjet… Vlerësimi i saj duhet bërë patjetër, që mos të gënjejmë veten”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos