Përfshihet nga flakët banesa në Buçimas të Pogradecit

Nga Artin Halili
18 Prill 2026, 12:16 | Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Buçimas të Pogradecit

Një banesë u përfshi nga flakët pak momente më parë. Zjarri ka ardhur nga një magazinë me dërrasa ngjitur me banesën ku dyshohet të ketë ndodhur një masë elektrike.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që vatra të izolohet dhe banesa të mos digjet plotësisht. Ndërkohë që ka shpëtuar nga flakët edhe një banesë që është ngjitur me objektin në flakë.

Përfshihet nga flakët banesa në Buçimas të Pogradecit

Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e policisë bashkë me grupin e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe nisjen sa më shpejt të rikonstruksion.

Në banesë jetojnë 4 gra, nëna me 3 vajzat e saj dy prej të cilave janë me probleme të rënda të shëndetit mendor. Fatmirësisht ato kanë arritur të dalin nga banesa pa u dëmtuar, ndërsa gjendja e tyre ekomomike është shumë  e rëndë.

Përfshihet nga flakët banesa në Buçimas të Pogradecit

Ndërkohë nga ana e Bashkisë Pogradec burimet thanë se procedurat e dëmshpërblimit do të kryhen të përshpejtuara për t’i ardhur sa më shpejt familjes në ndihmë.

Përfshihet nga flakët banesa në Buçimas të Pogradecit (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos