“Paracetamoli ka efekte anësore por nuk shkakton autizëm”, reagimi i mjekut pas deklaratës së presidentit Trump

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 09:02 | Aktualitet

Paracetamoli ka efekte anësore, por nuk është provuar se shkakton autizëm. Kështu u shpreh  në Dita Jonë në A2 CNN mjeku Erion Dasho duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Tylenoli ka lidhje me autizmin.

“Autizmi ka shumë shkaqe që ne i quajmë multifaktoriale gjenetike zhvillimore sociale, dhe ta thjeshtësosh që tylenoli apo vaksina shkakton autizëm vetëm se nxirren disa grafikë që janë edhe jashtë shkencës. Trump iu referua studimeve shkencore, por nuk që nuk kanë provuar ën mënyrë përfundimare se paracetamoli ka lidhje shkak pasojë me autizmin. Ka komunitete shkencore që kryejnë studime që duhet të aprovojnë në mënyrë përfundimtare”.

Mjeku pranoi në A2 CNN efektet anësore të paracetamolit, por theksoi se përfitimet prej tij janë më të mëdha sa i takon dhimbjes dhe temperaturës. Ai e quan të gabuar përfshirjen e politikës në deklarata të tilla që i takojnë komunitetit shkencor.

“Paracetamoli ka efekte anësore që njihen, por ka 150 vjet që përdoret në mjekësi, për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës e etheve. Sigurisht që ka efekte anësore, por kur krahasohen efektet me përfitimet del që përfitimet janë më të larta të futësh në këtë autizmin që është ende i paprovuar nga komuniteti shkencor se shkakton autizëm qoftë ed enë një formë të lehtë kjo është e gabuar dhe mbi të gjitha është e gabuar edhe përfshirja e politikës në vendimmarrje teknike mjekësore”.

Të gabuara, sipas Dashos, janë edhe deklaratat e lidhje së autizmit me vaksinimin. Sipas tij programet e vaksinimit kanë shpëtuar miliona jetë në gjithë botën.

“Kur autizmi lidhet me vaksinimin ka krijuar mosbesim. Vaksinat në fëmijëri kanë shpëtuar qindra mijëra e miliona jetë në të gjithë botën, u eliminua lija dhe sëmundje të tjera. Të dëmtosh programet e vaksinimit me argumente të paprovuara në mënyrë përfundimtare dhe kjo është e gabuar uroj të kemi një situatë ku janë mjekët dhe kërkuesit që do thonë fjalën e fundit”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos