Paralajmërim për përkeqësim të situatës nga reshjet në Shkodër, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 16:30 | Aktualitet

Paralajmërim për përkeqësim të situatës nga

Prurjet e mëdha në kaskadën e Drinit dhe reshjet e pandërprera me intensitet të lartë kanë vënë në gatishmëri Emergjencat Civile në Shkodër. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile, për planin e masave dhe gatishmërinë nga situata e krijuar.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si dhe prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda.

Paralajmërim për përkeqësim të situatës nga

Gjatë diskutimeve u theksua zbatimi i një plani të detajuar monitorimi dhe koordinimi, me fokus parandalimin dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo rreziku të mundshëm.

Autoritetet paralajmërojnë se orët në vijim mund të sjellin përkeqësim të situatës, ndaj u bëhet thirrje banorëve të rrisin vigjilencën dhe kujdesin, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve.

Paralajmërim për përkeqësim të situatës nga

"Bashkia Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me KESH dhe institucionet e tjera përgjegjëse, ndodhet në gatishmëri të plotë. Për çdo emergjencë apo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 606 0992.

Situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe qytetarët do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm", shkruan Beci. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos