
Raportimi i Altin Dumanit sot në Kuvend, për këshilltarin e grupi parlamentar të PD-së, Nikola Kedhi, nuk ishte një raportim dinjitoz. Në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se opozita nuk mori përgjigje për çështje me interes kombëtar.
“Pas reformës në drejtësi ka patur pritshmëri për aktivitetin e këtyre institucioneve. Mua nuk më ka ngelur asgjë në mendje nga raporti i Dumanit në Kuvend. Non sens bërja e pyetjeve. Nuk e kuptoj pse nuk duhet t’i bëjnë deputetët në sallë. Pyetjet herë lexoheshin gjysmë, herë sipas dëshirës së Dumanit dhe u krijua kjo situatë e pakëndshme. Nuk mu duk raportim dinjitoz dhe aq më pak shtetar. Opozita pyeti për çështje me interes kombëtar. Qytetari shqiptar nuk merr drejtësi. Drejtësia ka rënie të konsiderueshme nga viti 2016”.
Raporti i kreut të SPAK në Kuvend vjen pas raporti të OSBE ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, që sipas zyrtarit demokrat është raporti më i zi në 35 vite.
“Ky raport vjen pas publik të raportit të OSBE ODIHR, është raporti më i zi në 35 vite për ndikimin e krimit të organizmit që nuk ishte as në Serbi, mjegullim të vijës ndarëse mes shtetit e partisë. Të gjitha këto duhet të kishin përgjigje nga Dumani. Pyetjet e opozitës ngelen në mendjet e shqiptarëve se janë shqetësime edhe të tyre. Dumani kishte shumë fjalë, por asgjë në thelb”.
(A2 Televizion)
