“Edi Rama, vija e kuqe!” Gazetari përplaset me zyrtarin e PD: Do datën kur Rama do thirret në SPAK?

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 21:49 | Politikë

Në studion e emisionit Off the Record në A2 CNN u pwrfshinw nw njw debat gazetari Poli Hoxha dhe këshilltarit i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, lidhur me çështjen e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Kedhi akuzoi drejtësinë se ndalet përpara “vijës së kuqe”, që sipas tij është vetë kryeministri Rama, ndërsa theksoi se asnjë hetim serioz nuk ka prekur kreun e qeverisë për aferat më të mëdha të viteve të fundit.

“E ka thërritur ndonjëherë këtë kryeministër për inceneratorët, për PSD-në apo për çështjen McGonigal? Të gjithë zyrtarët e lartë ndëshkohen vetëm pasi largohen nga pushteti. Vija e kuqe është kryeministri,” u shpreh Kedhi, duke shtuar se shumica e aferave ndalen në një pikë pa u prekur maja e qeverisë.

Në replikë, gazetari Poli Hoxha kujtoi premtimet e përsëritura për hetime që nuk janë materializuar.

“Ku e di ti? Kështu thatë edhe për Ahmetajn, për Veliajn e për Ballukun. Si e di që nuk do ta thërrasin? Do datën dhe orën ta thotë ai ty? Ai është në hetim,” tha Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos