
Sali Berisha mund të shkojë kur të dojë në SHBA, pasi non grata e tij ka rënë. Kështu u shpreh në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Nikola Kedhi, sipas të cilit ky është një fakt publik.
“Në SHBA Grenell e ka thënë publikisht që nuk ka asgjë. Patjetër do ta heqë. Ky është një shqetësim që e ka ngritur vetë zoti Rubio këtë të non gratës dhe përdorimit politik të sanksioneve. Kjo ka rënë. Zotit Berisha nëse i vjen një ftesë mund të shkojë kur të dojë në SHBA. Ky është fakt publik. Zotit Berisha i është bërë hetimi me disa breza nga DASH dhe Departamenti i Thesarit dhe nuk i është gjetur asgjë. Se nuk ka dalë me sanksione departamenti i thesarit”.
Kethi deklaroi në A2 CNN se kreun demokrat e ka vizituar edhe delegacioni britanik i kryesuar nga ministri i jashtëm në hije.
“Z.Berisha i erdhi delegacioni nga partia britanike. Ministri i jashtëm në hije takoi zotin Berisha. Kur erdhi delegacioni i deputetëve britanikë thanë të njëjtën që thotë kushdo që ka parë dosjen e zotit Berisha me të cilën u shpall non grata. Thanë që si ka mundësi që ka ndodhur kjo gjë? Në Britani shfrytëzuan momentin kur ra qeveria e Boris Johnson”. (A2 Televizion)
