Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila vjen pas një muaj agjërimi.
Përmes një njoftimi të Presidencës, Begaj shkruan se kjo festë është përmbyllja e muajit të sakrificës për të gjithë besimtarët.
Ai gjithashtu uroi shqiptarët që Zoti t’i japë begati e lumturi në familjet e tyre, shkruan A2 CNN.
Njoftim për Shtyp:
Tiranë, më 29 mars 2025
Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!
Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” - shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale. (A2 Televizion)