Përmbytjet në Durrës, qindra banorë prej dy ditësh nën pushtetin e ujit

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
7 Janar 2026, 15:10 | Aktualitet

Pas situatës së përmbytjes që kaloi i gjithë qyteti i Durrësit, gjendja më e rënduar në ditën e dytë paraqitet në zonat periferike të qytetit, ku qindra familje ndodhen nën ujë pa asnjë shpresë dhe ndihmë.

Prej me shumë se 24 orësh banorët e Porto Romanos ndodhen nën prezencën e ujit në banesat e tyre dhe ajo që është më shqetësuese është fakti që këta banorë ndihen të braktisur në këtë fatkeqësi që për shumicën e të cilëve nuk është hera e parë.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe qindra banesa të tjera në ish-zonën e kënetës dhe periferinë e Durrësit, të cilët akuzojnë strukturat lokale për situatën dhe dëmet e vazhdueshme që u janë shkaktuar në banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos