Përmbytjet në juglindje, lumenjtë marrin përpara fshatrat dhe prodhimet bujqësore

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
7 Janar 2026, 15:13 | Aktualitet

Situata e reshjeve të shiut ka përfshirë edhe juglindjen ku vërshimi i ujit ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Si pasojë e reshjeve dhe fryrjes së lumenjve në fshatin Shamoll, banorëve ju janë dëmtuar banesat dhe ushqimi i kafshëve.

Ata shprehen se është e dyta herë brenda pak kohësh që përballen me situatë të tillë dhe se problemit që e shkakton këtë situatë nuk i është dhënë zgjidhje.

Situatë mjaft problematike paraqitet në lumenjtë e Pogradecit të cilët janë fryrë tej kapaciteteve duke bllokuar ura dhe depërtuar në toka bujqësore. Në pjesën fundore të lumit të Starovës rrezikohen me dhjetëra banesa të përmbyten, pasi lumi ka dalë më nivelin e rrugës.

Shumë problematike paraqitet situata në lumin e Rrëmenjit në brendësi të fshatit, ku lumi rrezikon të marrë përpara avlli dhe banesa.

Ndërkohë situatë kritike ka patur edhe në hyrje të tunelit në aksin Qukës-Qafë Plloçë, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave një automjet me targa greke është dëmtuat, por fatmirësisht drejtuesi i makinës nuk është lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos