Përplasjet në protestën e opozitës, Çollaku: Provokim i ashpër dhe i paarsyeshëm i policisë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 18:27 | Aktualitet

Përplasjet në protestën e opozitës, Çollaku: Provokim

Provokim të ashpër dhe të paarsyeshëm e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, kreshnik Çollaku reagimin e policisë ndaj protestuesve. Në një deklaratë për A2 CNN nga rruga e Elbasanit ku është i pranishëm në protestën e opozitës Çollaku tha opozita është në trysni të jashtëzakonshme për të mbrojtur e saj.

“Pjesëmarrja e mirë, ka shumë qytetarë, pati provokime të paarsyeshme nga policia. Ndjeva sens vetëpërmbajtje nga qytetarët motivimi dhe qëndrueshmëria është pjesë e logjikës së qartë opozitare. Është protestë qytetare dhe pse në thelb është mosbindje civile. Agresiviteti i policisë pa provokim nga qytetarët. Pati një djalë të dëmtuar. Nuk e kuptoj agresivitetin e policisë sonte nuk ka asnjë shenjë dhune të qytetarëve dhe është e paarsyeshme kjo sjellje e policisë".

Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar protestën paqësisht por nuk përjashtoi përgjigje proporcionale në raport me provokimin.

“Qytetarët janë të vendosur për të vijuar paqësisht. Nuk përjashtohen përgjigje proporcionale në raport me provokimin. I papranueshëm provokimi i ashpër i dhunshëm i forcave të policisë.  Qëllimi ishte që të kuptohet që vendi është në anoramalitet të thellë. Opozita është në trysni të jashtëzakonshme për të mbrojtur të drejtën e saj dhe këtë që po tregon opozita duhet ta përçojnë të gjithë qytetarët. Besoj se PD nuk vjen në pushtet duke bllokuar rrugën, por me votë e cila  duhet të çlirohet nga ky mekanizëm shtypës e represiv”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos