Një nga protestuesit pranë rrethrrotulimit te Pallati me Shigjeta ka recituar për mikrofonin e A2 CNN një poezi kundër atij që e quajti regjimi i Edi Ramës.
Protestuesi i ardhur nga Tropoja tha se janë ngritur në protesta pasi qeveria ia “ka bërë jetën të zezë”.
“Unë jam nga Tropoja. Këtu vij disa herë rresht se shoh skamjen dhe mjerimin e popullit shqiptar. Ua ka fut frikën në palcë regjimi i Edi Ramës dhe nuk munden me kërku të drejtat e veta. Sot ka pru policinë dhe shtyjnë protestuesit. Ne e kemi me leje këtë protestë. Edhe nuk i tremben regjimi, na jem ballë përballë me të", tha ai.
I pyetur për thirrjen e policisë se kush bllokon rrugët do të ndiqet penalisht ai tha: “Nuk i trembem se këto janë propaganda”.
Më tej ai tha se do të vijojnë protestat deri në emërimin e një qeverie teknike.
“Qëndresa jonë, kot nuk ka thënë që kemi 77 lloje të mosbindjes civile. Derisa të bëhet qeveria teknike ne do të protestojmë”, u shpreh ai për A2 CNN. (A2 Televizion)