Diskutimi për ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në ekonominë shqiptare u shoqërua me tension në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, ku gazetari Fatos Çoçoli dhe këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, patën një debat të fortë mbi situatën ekonomike dhe rolin e qeverisë.
Çoçoli theksoi se situata duhet parë në një këndvështrim më të gjerë, duke argumentuar se zhvillimet ndërkombëtare kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë vendase.
Nga ana tjetër, Teliti kundërshtoi duke u shprehur se ekonomia shqiptare nuk mund të reduktohet vetëm te eksporti i vajit të ullirit.
Çoçoli: Në këtë kuptim them që duhet t’i shikojmë gjërat më gjerë.
Nurellari: T’i bësh fresk qeverisë është gjëja më e vërtetë.
Çoçoli: Asnjë lloj fresku, kam kurajë të flas për atë që mendoj.
Nurellari: E vërteta është që është shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Çoçoli: Ne kemi eksport të 80-fishuar të vajit të ullirit.
Teliti: Po s’ka lidhje fare, ekonomia shqiptare nuk është vaji i ullirit.
Çoçoli: Ju jeni ekonomist.
Teliti: Prandaj po të them që nuk është faji i ekonomisë. Ajo që më vjen keq mua është se ne shohim çfarë do të bëjnë të tjerët për ne; pse gjithmonë mëshirë te bota do të presim ne?
Debati vijoi edhe më tej. Çoçoli këmbënguli se fuqizimi i lekut ndikon pozitivisht në ekonominë e shqiptarëve, duke argumentuar se paratë nga turizmi ndihmojnë në ekonomi. (A2 Televizion)