Dy javë pas dhunimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë nga tifozët polakë të Jangelonias, policia ka nisur hetimet dhe po kërkon autorët për t’i vënë përpara ligjit. Ministria e Jashtme ka bërë një notë proteste ndaj ambasadës polake dhe ka përcjellë indinjatën për aktin e rëndë. Ngjarja ndodhi më 28 gusht, gjatë ndeshjes Dinamo–Jangelonia në Arenën Kombëtare, ku u shënuan edhe përplasje mes tifozerive.
Veprimet skandaloze të polakëve të Jangelonias në Tiranë dy javë më parë tashmë janë zyrtarisht nën hetim nga Polica. A2 CNN i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme lidhur me masat e marr andaj personave që dhunuan monumentin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Tiranë, ku mësoi se tashmë, tifozët polakë janë në kërkim për tu vënë përpara ligjit.
“Në lidhje me kërkesën tuaj ju informojmë se autoritet e policisë së shtetit janë duke ndjekur procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autoreve që kryen dhunimin e monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin kryesor të kryeqytetit identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Në kërkesën dërguar Ministrisë, A2 pyeti nëse ndaj polakëve ishin marrë masa edhe ndaluese për të hyrë sërish në territorin e Shqipërisë, ku Punët e Jashtme e kishin kaluar me një notë proteste ndaj ambasadës polake në Tiranë.
“Ndërkohë MEPJ ka përcjellë indinjatën për aktet e ndodhura pranë ambasadës polake ne Tiranë”, vijon deklarata.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 28 gusht kur ekipi i Daniamosu përballë në Arenën Kombëtare me polakët e Jangelonia, huliganët e cilit, dhunuan monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioit, akt i cili shkaktoi edhe trazira ndërmjet tifozerive të dy ekipeve. (A2 Televizion)