Procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi, për herë të parë në Gjirokastër

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 08:34 | Aktualitet

Procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi, për herë të

Një procedurë moderne diagnostikuese u realizua për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, shkruan A2.

Rama tregoi se bëhet fjalë për ekzaminimin me bronkoskopi. Nga ky shërbim kanë përfituar deri më tani 30 pacientë me probleme respiratore.

"Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon, ku vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim i avancuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave terciare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos