Pse përmbytet Durrësi? Urbanisti: Janë devijuar kanalet kulluese, hidrovori mbingarkohet

Nga Armend Pire
7 Janar 2026, 15:37 | Aktualitet

Prej ditësh qyteti i Durrësit, por dhe qytete të tjera të Shqipërisë, po kalon një situatë mjaft të vështirë nga përmbytjet. Lagje të tëra janë nën ujë teksa ekipet e emergjencës janë në përpjekje të zhbllokimit të kanaleve kulluese. Pikërisht këta të fundit shihen si shkak se përse Durrësi po përmbytet vitet e fundit. Sink Artan Kacani – Urbanist në Durrës:

“Janë devijuar kanalet kulluese duke prishur rrjedhën e tyre natyrore dhe janë devijuar për në hidrovor, por hidrovori mbi ngarkohet dhe për shkak të ujërave të zeza”, deklaroi për A2 CNN Artan Kacani, urbanist në Durrës.

Sipas ekspertit, qeverisja vendore e Durrësit ka bërë edhe një tjetër gabim sa i përket urbanistikës së qytetit duke ndërtuar mbi infrastrukturën kulluese të ujërave.

“Janë ndërtuar pallate të rindërtimit mbi hidrovor dhe kolektor, këto duhet të jenë në natyrë të hapur”, theksoi ai.

Eksperti propozon që kanalet kulluese të rikthehen në rrjedhën e tyre natyrore dhe të bëhet ndarja e shkarkimit të ujërave në mënyrë që uji të mos vërshojë vetëm në një portë pritëse.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos