Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu është përgjigur gazetarëve duke shpjeguar pse e hoqi nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos në qeli. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se ishte një video intime dhe nuk merret me çështje të kësaj natyre.
“Ajo foto... e ke shumë të drejtë... unë kam një praktikë, në rast se ka të dhëna se fotoja apo dokumenti është fake, unë absolutisht e heq menjëherë. E kam theksuar dhe e theksoj, qytetari dixhital funksionon me një burim siç funksionojnë shumë media në botë. Çfarë kishte aty? Vangjush Dako a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Kjo është e vërtetë. A është e vërtetë që u shtrua në spital? Kjo është e vërtetë. Pastaj e kishin tepruar se ajo fotoja, kur pashë më vonë që ishte një video intimiteti me Shqopën, e hoqa menjëherë. Brenda burgut apo spitalit të burgut, nuk e di se ku ishte ajo. Me çështje intimitetesh nuk merrem unë”.
Pak ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi një foto të Vangjush Dakos në qeli, por më pas atë foto e fshiu nga rrjetet sociale. (A2 Televizion)