Puset e naftës pa mbikëqyrje, naftëtarët e Bankers nisin grevë të përgjithshme

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
16 Tetor 2025, 15:42 | Aktualitet

Shumica e punëtorëve të Bankers Petroleum në Marinzë kanë filluar paraditen e kësaj të enjteje një grevë të përgjithshme, duke lënë pa mbikëqyrje rreth 400 puse të nxjerrjes së naftës.

Rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës janë kërkesat kryesore të naftëtarëve, të cilat prej kohësh janë refuzuar nga administratorët kinezë të kompanisë.

Pikërisht ky refuzim ka sjellë përshkallëzimin e protestës së naftëtarëve, të mbështetur edhe nga Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, ka hyrë në ditën e dytë edhe greva e urisë, ku janë përfshirë një pjesë e naftëtarëve që janë njëkohësisht edhe anëtarë të këshillit drejtues të sindikatës. Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat dhe grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos