“Modernizimi i infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të Qeverisë Shqiptare po prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga projekti.
Sipas kreut të qeverisë projekti i Akademisë së Forcave të Armatosura reflekton një frymë të re arkitekturore që e zhvendos kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s.
“Ky është projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor të NATO-s”.
Për kreun e qeverisë “investimi në kapitalin njerëzor mbetet në fokusin tonë dhe kjo reflektohet në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve për sezonin e ri, me 1634 të rinj të interesuar për programet Bachelor”.
(A2 Televizion)