“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit: Krim dhe tradhti ndaj tokës sonë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 11:01 | Aktualitet

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama

Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Kështu është shprehu kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, teksa ka publikuar edhe pamjet nga zjarrvëniet e qëllimshme.

“Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët”.

Kreu i qeverisë shkon më tej duke propozuar që zjarrvënia të barazohet me vrasjen në kodin Penal.

“Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”.

Kujtojmë që disa zona në vendin tonë po përballen me flakët ku gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos