“Kjo është një përballje me hajdutët, ndaj dhe sikur një të qëndrojë është një luftë e drejtë”. Kështu u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapja në ditën e 28 të qëndresës përballë kryeministrisë. Në fjalën e tij gjatë protestës Lapaj theksoi se protestuesit janë përballë një regjim autokratik dhe të korruptuar. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion të thellë, kapje të institucioneve dhe përkeqësim të jetës së qytetarëve, duke përmendur mungesën e ujit, rendit, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Sot bota është më e lirë se matanë oqeanit një diktator ra e oqeanit një autokrat na ka përballë. Miq, vëllezër, nëna, motra të rinj, gjyshër prindër, kjo është një përballje me hajdutët, ndaj dhe sikur një të qëndrojë është një luftë e drejtë. Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë. A kemi ujë sot? Jo. Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend. A kemi sot rend apo jo? Jo. Jemi përballë atij që erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Sali Berishës. Kemi sot një oligarki të zhbërë? Jo. Jemi sot përballë atij që erdhi për të luftuar krimin dhe drogën. A kemi sot drogë? Po. Jemi përballë atij që erdhi për të luftuar korrupsionin. A është Shqipëria sot një vend i korruptuar? Po. Dhe të gjithë bashkë jemi këtu për të kërkuar dorheqjen e njeriut më të korruptuar në Edi Rama”, tha Lapaj transmeton A2 CNN.
Lapaj kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit institucional ndaj protestuesve dhe e cilësoi situatën si “republikë të frikës”, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të kenë frikë të kërkojnë llogari.
“Kemi 27 ditë që flemë në këtë shesh. Regjimi i Edi Ramës për turpin e vetë nuk ka dërguar nnjë ambulancë edhe pse është protokolli i çdo vendi normal. Të na bëjë një kontroll, të na masë tensionin, të na masë elementët e tjerë në gjak, sepse për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë. Sepse ata nuk na kanë lejuar me bandat që janë inkorporuar në policinë e shtetit të ngrënë çadra për të jetuar e protestuar me dinjitet dhe kush Edi Rama, që këtë bulevard e shtroi të gjithë me çadër”, tha Lapaj përcjell A2 CNN.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të sfidojnë frikën dhe të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Ne po e sfidojmë frikën. Ne nuk mund të kemi frikë të jetojmë. Ne nuk mund të kemi frikë që t'u themi jeni hajdutë. Nuk duhet dhe nuk mund të kemi frikë që të çohemi për fëmijët tanë që të mos ikin më nga ky vend. Ne nuk mund të kemi frikë që të çohemi e të luftojmë për prindërit tanë që të mos trajtohen si mbledhje që këta u hedhin nga një kothere për fundvit me bonuset e tyre. Ne jemi këtu për të vrarë frikën për çdo të ri që duhet ta shohë të ardhmen në shtëpinë e vet në atdheun tonë”.
Lapaj theksoi se protesta synon rrëzimin e frikës dhe largimin e një pushteti që, sipas tij, do të mbahet mend për korrupsion dhe dështim.
“Këta janë kapur gafil duke vjedhur miliona, dhjetëra, qindra miliona euro. Këta që kanë blerë 10 milionë euro çokollata. Ndërkohë që buxheti kundër kancerit nuk është 10 milionë euro në këtë vend. Kanë vjedhur 53 milionë euro, ndërkohë që fëmijët e kësaj republike dridhen në shkolla nga i ftohti”
Lapaj tha se mandatet qeverisëse kanë humbur çdo vlerë morale dhe se protesta është një betejë për dinjitet, liri dhe të ardhmen e fëmijëve, në mënyrë që të ndalet emigrimi masiv dhe varfërimi i shoqërisë, përcjell A2 CNN.
“Të gjithë bashkë jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë, Edi Rama. Ai tha se ka 83 mandate. Le ta marrim se gjasme i ka fituar me dinjitet që s'është e vërtetë. Dhe unë kam për ju një konstatim dhe një pyetje. A ja dha populli 83 mandatet që ta vjedhë? Jo, që ta përdhunojë, jo. Ato mandate sot kanë zero vlerë, sepse populli e di të vërtetën. Këta na vjedhin. Kjo është një betejë kundër frikës. Ju këtu jeni njerëz të lirë të një republike të frikës dhe unë dua t'u them për çfarë jeton njeriu për të ngrënë e për të shkuar të bëjnë nevojat biologjike. Shqiptarët nuk janë thjesht qenie biologjike, janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet”. (A2 Televizion)