Raportimi tek "Ligjet", Dumani: SPAK po heton gjykatësen Irena Gjoka

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 20:12 | Aktualitet

Raportimi tek "Ligjet", Dumani: SPAK po heton gjykatësen Irena

Altin Dumani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK. Shkak i këtij hetimi është bërë mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit i një dënimi në Greqi.

I pyetur nga deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, Dumani deklaroi: “Kjo është një pyetje që ka të bëjë me një çështje konkrete, e cila është në fazën e hetimit paraprak, dhe ne nuk mund të japim informacione lidhur me çështje që ndodhen në këtë fazë dhe për të cilat nuk kemi pasur procedime publike”.

Më tej kreu i SPAK shtoi: “Konfirmojmë se kemi një procedim penal të regjistruar në muajin qershor 2025, dhe po vijojmë procedimet hetimore.”

Pasi shorti përcaktoi se Irena Gjoka do të ishte gjykatësja paraprake e dosjes “Partizani”, ku i pandehur është marrë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nga Partia Demokratike e kanë akuzuar vazhdimisht se ajo ka qenë e dënuar nga Gjykata e Janinës në Greqi në vitin 2005 për falsifikim dhe se në vitin 1996 është shkarkuar nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos