“Dy shtete europiane duan ndarjen e pasurive të konfiskuara”, Dumani kërkon ndryshime ligjore

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 17:33 | Aktualitet

“Dy shtete europiane duan ndarjen e pasurive të konfiskuara”,

Pasuritë e konfiskuara në Shqipëri nga elementë të grupeve të krimit të organizuar, janë kërkuar që të ndahen, të paktën nga dy vende partnere.

Këtë e konfirmoi kreu i SPAK, Altin Dumani teksa i përgjigjej një pyetjeje të deputetit socialist Olsi Komici gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i SPAK kërkoi  ndërhyrje në ligjin për konfiskimin e pasurisë duke thënë se janë dy shtete europiane që kanë kërkuar ndarjen e pasurisë së konfiskuar në vendin tonë, pasi shtetas shqiptarë kanë kryer veprat penale aty.

Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë. Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një çështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në sistem për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos