Ministri Vengu ndjek nga afër situatën në Urën e Mifolit në Vlorë: Rreziku ende nuk ka kaluar!

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 22:35 | Aktualitet

Ministri Vengu ndjek nga afër situatën në Urën e Mifolit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë mbrëmjen e sotme ne Urën e Mifolit në Vlorë, duke ndjekur nga afër prurjet e lumit Vjosë, si edhe duke biseduar me banorët që rrezikohen nga dalja e lumit nga shtrati.

Pas një përmbledhjeje të situatës në të gjithë vendin, ministri Vengu u shpreh edhe për rrezikun që paraqet lumi Vjosë, duke theksuar se “rreziku ende nuk ka kaluar”.

Kjo pasi sipas tij, reshjet e dendura të shiut pritet të vijojnë gjatë gjithë natës, shkruan A2 CNN.

“Situata është dinamike, prurjet dhe reshjet në mbarë vendin vijojnë dhe do të vijojnë edhe gjatë orëve të natës. Atë që mund t’ju siguroj është që gatishmëria është maksimale. Si ministër i Mbrojtjes më takon t’ju informoj se Forcat e Armatosura janë të angazhuara në mbarë vendin, qoftë për të rehabilituar aksese, ura, prita në zonat me akses të vështirë dhe qoftë për të ndihmuar qytetarët në raste rreziku”, tha mes të tjerash Vengu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos