Gjirokastra në panik. Situata mbetet kritike pas shtimit të reshjeve në mbrëmje

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 23:43 | Aktualitet

Situata vijon të mbetet kritike në Gjirokastër.

Prezenca e ujit në rrugë ka krijuar jo pak probleme, ndërsa rreziku mbetet prezent pasi me shtimin e reshjeve të shiut gjatë mbrëmjes nuk përjashtohet mundësia që përrenjtë malorë të risjellin kaosin e mbrëmshëm në këtë qytet, shkruan A2.

Reshjet kanë shkaktuar fenomene të pandodhura më parë në Gjirokastër, ku vërshimi i përrenjve malorë soli tonelata me inerte nga mali.

Dhjetëra biznese janë dëmtuar, ndërsa qyteti perballet edhe mungesën e energjisë elektrike.

Ndërkohë, problematika nga reshjet vijojnë të kenë edhe në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bashkisë së Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos