Situatë kritike në Vlorë, lumi Vjosë del nga shtrati. Nisin evakuimet

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 23:29 | Aktualitet

Situata në lumin Vjosë paraqitet kritike, pasi niveli i ujit ka kaluar piken kritike, duke sjellë evakuimin e familjeve në zonat e rrezikuara të Qarkut Vlorë.

Autoritetet vendore dhe strukturat e mbrojtjes e policisë janë në terren dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet, shkruan A2.

Ndërkohë autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës.

Prurjet intensive rrezikojnë përmbytjen e zonave dhe fshatrave përreth. Reshje me intensitet mbi mesatar edhe në Qarkun e Vlorës. Gjithashtu, gjatë mbrëmjes së sotme, autostrada e Vlorës u pushtua nga rebeshet e shiut duke bërë që qarkullimi rrugor të jetë mes vështirësive.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos