Rrëshqitje masive dheu e gurësh në aksin Gjirokastër–Tepelenë, qarkullimi vijon me një sens lëvizjeje

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 15:43 | Aktualitet

Rrëshqitje masive dheu e gurësh në aksin

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu dhe gurësh në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Policia njofton se për këtë arsye ky funksionon me një sens lëvizjeje.

Strukturat e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punojnë intensivisht për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, është rritur prezenca e shërbimeve policore në të gjitha akset e qarkut, me patrulla dhe automjete të pajisura me fenelina, për të parandaluar aksidentet dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës.

Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.

Gjithashtu, apelon për vëmendje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si edhe të njoftojnë policinë në raste emergjence.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos