Gonzato nis detyrën, takimi i parë me Ramën: Do t’ju shoqëroj në rrugëtimin premtues të integrimit

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 16:31 | Politikë

Gonzato nis detyrën, takimi i parë me Ramën: Do t’ju

Në nisje të punës si ambasador i Bashkimit Europian në vendin tonë Silvio Gonzato është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Gonzato njofton se takimin e parë në këtë detyrë, e ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar.

Biseda është përqendruar në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai ka premtuar se ekipi i tij do ta shoqërojë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues.

“Takimi im i parë me Kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan Gonzato.

Të enjten e 7 dhjetorit, ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos