Shoqata Tirana do t'u drejtohet institucioneve ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në luginën e Preshevës. Kryetari i asamblesë, Shkëlqim Hajdari tha se së bashku me shoqata të tjera kanë përgatitur një deklaratë për seli diplomatike dhe institucionet ndërkombëtare në Bruksel dhe Washington.
“Shpresojmë shumë që shoqatat janë bashkëngjitur siç ne bashkëngjiten edhe tek mitingu i madh i protestës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani na janë bashkëngjitur përsëri tek ngjarjet e rënda që po zhvillon në Medvegj dhe në Preshevë ku atje po bëhet një gjenocid duke i bërë pasaportat e shqiptarëve në zonë pasive”, tha Hajdari.
“Kemi përgatitur një deklaratë që do i shpërndahet gjithë trupit diplomatik, gjithë politikës në Shqipëri në deri në Amerikë dhe në Bashkimin Europian. Kështu që rruga jonë është pa kthim. Rruga jonë nuk ka lidhje me partitë politike. Rruga jonë ka lidhje me Tiranën, me atdheun, me Shqipërinë dhe me gjithë kombin shqiptar”.
Shoqata 34-vjeçare Tirana ka inauguruar qendrën më të re në shërbim të anëtarëve dhe komunitetit të saj. (A2 Televizion)