Ngricat e rëna në pranverën e këtij viti alarmuan në atë kohë fermerët e mollëve në juglindje të vendit, pasi, siç u parashikua, ra sasia e prodhuar. Por ulja e sasisë ndikoi në një cilësi më të mirë të frutit dhe, natyrisht, në një çmim më të lartë.
Sot, që janë në fazën e vjeljes së prodhimit, dy nga fermerët potencialë të Dvoranit shprehen të kënaqur me çmimin që po ua marrin tregtarët e shumicës, shkruan A2 CNN.
Në gjithë qarkun e Korçës, çdo vit prodhohen mesatarisht nga 80 deri në 120 mijë tonë mollë. Nga kjo sasi, rreth 28 për qind ruhen në kushte frigoriferike, duke siguruar furnizimin e tregut edhe për muajt në vijim. (A2 Televizion)