Vakanca e Holta Zaçajt në Kushtetuese, publikohen rezultatet e kandidatëve

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 08:38 | Aktualitet

Vakanca e Holta Zaçajt në Kushtetuese, publikohen rezultatet e

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka publikuar rezultatet e kandidatëve që synojnë vakancën e Holta Zaçajt në Kushtetuese.

Njoftimi:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

1) Asim Vokshi   89.5   pikë;
2) Naureda Llagami  89.3   pikë;
3) Florjan Ballhysa  77.83 pikë;
4) Alma Faskaj  77.77 pikë;
5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;
6) Alban Toro   74.22 pikë.

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos