"Shqiptarët e Çamërisë do vijnë me autobusë nga rrethet në mbështetje të UÇK nesër”

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 21:36 | Aktualitet

Presidenti i shoqatës “Çamëria”, Tahir Muhedini, që është një nga organizatorët e protestës pro-UÇK në Tiranë, tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se mijëra shqiptarë të Çamërisë do të jenë në shesh.

Ai zbuloi se janë organizuar me autobusë për të qenë të pranishëm në këtë tubim, që sipas Muhedinit nuk duhet ta ndajë klasën politike, por duhet ta bashkojë për të kërkuar drejtësi, pasi lufta e UÇK ishte për çlirimin e Kosovës

“Unë kam ardh këtu, më ka bërë thirrje shoqata Tirana, i ka kërkuar ndihmë veteranëve dhe invalidëve dhe kam ardhur me dëshirë të madhe. Po du të kontribuoj këtu për këtë problem. Pse? Fati i madh që u kriju një ushtri, bëri një luftë të drejtë për liri dhe udhëheqja e kësaj ushtrie janë të gjithë në burg. Tani neve si shqiptarë na bën nder apo çfarë na bën? Ore e gjithë komanda e UÇK-së është në burg ka pesë vjet. Unë e ndjej që është e padrejtë kjo që bëhet. Ne jemi të përçarë. Ne dukemi që këtu. Nuk e bën PS dhe PD. E them dhe njëherë këtu kjo është diçka madhore kombëtare e kombit shqiptar. Të gjithë aty, të gjithë mo vëlla. Të them një gjë unë. Shqiptarët e Çamërisë janë organizuar në mënyrë të shkëlqyeshme edhe në rrjetet sociale, gjithandej. Do vijnë me autobus nga rrethet për të dhënë atë mesazh, atë kontribut për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po merrem shyqyr që fati i madh kjo Ushtri Çlirimtare e Kosovës i dolën për zot vendit të vet. Luftuan për lirinë edhe hajde t'i përkrahim. Kjo është përkrahje. Do bëhet nesër manifestimi, po mbas pak ditësh do bëhet në Shkup. Po s'e bën Rama atje në Shkup. Nuk është Rama. As Berisha nuk është atje. Kështu që ne duhet të shkëputemi nga këto gjëra. Unë mendoj që t'i bëjmë thirrje të gjithë popullit shqiptar nesër në orën 5:00 me shi, pa shi të jemi gjithë atje që të tregojmë që neve jemi për luftën e drejtë, për këta djem që luftuan e t'i përkrahim”, deklaroi Muhedini në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

I pyetur nëse i vjen keq se opozita nuk do të jetë nesër në shesh, Tahir Muhedini tha: “Pjesa më e madhe e opozitës do jetë nesër në shesh. Ja jam unë. A më ke mua këtu ti? Ja edhe Auloni. A më ke mua? Unë jam nesër atje. Jo unë, por me mijëra shqiptarë të Çamërisë, nga krahu djathtë që ta themi, jemi nesër atje në shesh." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos