Në mesin e një përplasje midis Vetëvendosjes dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën pro UÇK-së që do të zhvillohet nesër në Tiranë, kreu i OVL, Hysni Gucati ka zbuluar në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN detaje nga tubimi.
Sipas tij nuk do të ketë fjalime nga politikanë shqiptarë në sheshin “Skënderbej”. Gucati tha se të pranishmëve në protestë do t’u drejtohen me një fjalë vetëm dy personalitete të shquara si kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.
"Folësit do të jenë ish-Presidenti i Shqipërisë Afred Moisiu. Respekt, mosha unë e di që e ka një moshë bukur të shtyme, ka mbi 85 vite nëse nuk gaboj, por falë Zotit më duket shëndeti shumë mirë. I dhashtë Zoti shëndet gjithmonë. Atje do të jetë Ali Ahmeti, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë apo ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare. Njëri nga organizatorët që do të jem unë do të kem një fjalë dhe do ta ketë një fjalë një familje e dëshmorit, që është i Shqipërisë, qytetari i Shqipërisë që ka luftuar në Kosovë dhe ka vdekur për vendin amë Kosovën për vëllezërit kosovarë që ka vdekur atje dhe ai do ta ketë fjalën në emër të gjithë dëshmorëve të Shqipërisë, djemve të Shqipërisë që kanë luftuar në Kosovë dhe kanë vdek. Kështu që ne nuk do ta anashkalojmë asnjë njeri këtu do të jemi. Uunë e thashë që në fillim punën që kanë bërë këta djem, duke i përmendur Azganin edhe Shkëlqim Hajdarin. Gjithë janë të mirëseardhur, të gjitha shoqatat në edhe jemi duke bashkëpunuar shumë me shoqata të ndryshme në Tiranë. Fjalën do ta ketë edhe kryetari i Shoqatës “Tirana”, që do ta marrë fjalën dhe ai do ta ketë fjalën nesër. Si nikoqir se është nga Tirana është nikoqiri këtu edhe ai do ta ketë fjalën në sheshin e Skënderbeut. Do të mundohemi t'ia shpërblejmë të paktën qytetarëve të Shqipërisë, qytetarëve të Tiranës, se Tirana ka hapur dyert edhe në kohën më të vështirë, atë të luftës”, zbuloi Gucati në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN. (A2 Televizion)